Lajme
Klubi i shahut “Arbëria”, në ligën e Landit të Vjenës (Wiener Landesliga)
Klubi „Arbëria“ në sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Landit të Vjenës, e cila është liga më e lartë në krahinën e Vjenës.
Edhe një lajm i mirë sportiv për dashamirët e shahut. Ditë më parë Federata e Shahut e Vjenës (https://www.chess-vienna.at/) mori vendimin që, duke pasur parasysh sukseset e njëpasnjëshme: ngritjen për katër kategori në vetëm 7 vjet ekzistimi, t’i ofrojë klubit „Arbëria“ që në sezonin e ardhshëm të garojë në Ligën e Landit të Vjenës, e cila është liga më e lartë në krahinën e Vjenës. Kjo ligë është një kategori më lartë se liga e parë e Vjenës, aty ku klubi shqiptar do të duhej të garonte këtë sezon, për faktin se në sezonin e kaluar u shpall kampion në ligën e dytë të qytetit të Vjenës.
„Ky është suksesi më i madh ekipor i një klubi sportiv shqiptar në diasporë, duke ditur se Liga e landit të Vjenës është ekuivalente me ligën e dytë të shahut në Austri, këtij shteti me rreth 9 milionë banorë”, shkruan në njoftimin e klubit “Arbëria”, e përcjell Albinfo Austria
Këtij suksesi duhet shtuar edhe të dhënën se pas përfundimit të kampionatit të shahut për sezonin 2019/2020, edhe ekipi i dytë i klubit „Arbëria“ u shpall kampion në ligën e katërt të Vjenës (2. Klase) dhe nga sezoni i ardhshëm do të luajë një rang më lart, në ligën e tretë të Vjenës.
Pas organizimit të turneut ndërkombëtar ‘‘Arbëria 1” në Vjenë, në tetor të vitit të kaluar, e në të cilin morën pjesë 57 shahistë e shahiste nga 14 kombe të botës, klubi i parë shqiptar i shahut në diasporë po përmbyll kështu me sukses të shkëlqyeshëm këtë sezonë sportiv dhe po nis përgatitjet për sezonin e ri 2020/2021.
“Shfrytëzojmë nga rasti që të falënderojmë dhe përgëzojmë të gjithë lojtarët e klubit, kryesinë, sponsorët dhe mbështetësit tanë për këtë të arritur madhështore!”, thuhet tutje në njoftim.
E-Diaspora
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës Reshjet kanë shkaktuar rreth një duzinë aksidente trafiku në rrugët e kantonit, ku fatmirësisht nuk është...
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap”
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
Jeta në Zvicër
-
Avioni zviceran bën ulje emergjente në Austri për shkak të tymit në bord Dhjetë pasagjerë kishin nevojë për trajtim mjekësor pasi një fluturim i linjës ajrore zvicerane u detyrua...
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian?
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri