Futboll

Kapiteni i Baselit kërkohet nga Besiktasi në Turqi

Taulant Xhaka pas shumë viteve si pjesë e Baselit mund të largohet në drejtim të Superligës turke

Taulant Xhaka është simbol i Baselit. Pas më shumë se një dekade në skuadrën zvicerane, ai u bë edhe kapiten i kësaj skuadre.

Ai për 10 vite është pjesë e Baselit, ku një vit ishte i huazuar në Grashoppers. 29-vjeçari ka kontratë me skuadrën zvicerane deri në vitin 2021, shkruan albinfo.ch.

Megjithatë, skuadra turke Besiktas ka bërë një ofertë drejt mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Xhaka luan në disa pozita dhe po kërkohet me ngulm nga skuadra e madhe turke.

Madje, raportohet se ka pasur bisedime mes klubeve për të ardhmen e Xhakës. Ai mund të përfitojë pagë më të lartë në Turqi.