Lajme
Gjermania synon t’i vërë fre imigrimit të fuqisë punëtore nga Ballkani
Si rezultat i numrit të madh të papunëve shkaku i krizës pandemike, koalicioni gjerman CDU/ CSU synon t’i vërë fre imigrimit të fuqisë punëtore nga Ballkani, shkruan gazeta gjermane “Welt am Sonntag”.
Kufizimet do të kryhen në bazë të vendimit të 2016-tës për lehtësimet për qytetarët e Ballkanit. Grupet punuese të fraksionit qeverisës janë pajtuar që lehtësimet, që skadojnë në fund të vitit, t’i vazhdojnë për edhe dy vjet, por në të njëjtën kohë janë pajtuar që të kufizohet mundësia e shfrytëzimit të tyre për fuqinë punëtore të pakualifikuar të Ballkanit.
“Jemi në një rënie të madhe ekonomike dhe tani kemi 600.000 të papunë më shumë sesa një vit më parë. Në një gjendje të tillë, mosndryshimi i rregullores për Ballkanin Perëndimor nuk përbën opsion. Prandaj po bëjmë fushatë për kufizim të qartë të rregullores: dy në vend të pesë vjetëve dhe një kuotë vjetore prej më së shumti 15.000 vetash”, ka thënë Mathias Middelberg, zëdhënës i koalicionit qeverisës për politika të brendshme në Bundestag./Koha
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër