Albinfo plus

Aeroportin e hapëm, Kosova ju mirëpret! Mirë se vjen mërgatë!(VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, iu ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve që vijnë në vendlindje.

Zemja ka thënë se Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” e kanë hapur dhe se Kosova mirëpret mërgatën.

“Gjatë muajve të verës ju jeni energjia e atdheut. Ju i jepni shpirt dhe e gjallëroni vendin. Paratë e djersës, remitancat që dërgoni janë frymëmarrja dhe vrulli i ekonomisë së Kosovës”.

“Atje ku jetoni, jeni krenaria jonë! Ju çdo ditë e ndjeni mungesën e vendlindjes, zemrën e mendjen e keni në Kosovë, sikurse dhe ne tek ju”.

Zemaj dekalroi se këta muajt e fundit pandemia Covid-19 ka shkaktuar mbylljen e kufijve dhe brutalisht ka bërë të jetë kjo ndarje.

“Që nga dita e parë ne si Qeveri kemi vënë në lëvizje tërë potencialin e ministrisë që të mundësohej sa më parë hapja e aeroportit “Adem Jashari””, përcjell Albinfo.ch.