Kosova
Edhe tre kosovarë humbën jetën si pasojë e infektimit me Covid-19
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se edhe tre pacientë të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë sot, kurse edhe tre të tjerë janë në gjendje kritike, transmeton albinfo.ch.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga infektimi me koronaivrus kanë ndërruar jetë edhe tre persona. Të dy viktimat sipas Klinikës Infektive janë nga komuna e Prizrenit. Bëhet fjalë për një 78 dhe 57-vjeçar ai dhe personi tjetër nga komuna e Suharekës i moshës 71-vjeçare.
Numri i viktimave në Kosovë nga Covid-19 ka shkuar në 47.
Njoftimi i plotë:
Bazuar në raportin e datës 27.06.2020, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë të hospitalizuar 97 raste Covid -19 pozitiv.
45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë
Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.
Sot, në orën 08:15 ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949, nga Suhareka.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?