Kosova

Hoti kthehet nga Brukseli, thërret konferencë për media

Është bërë e ditur se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të mbajë sot konferencë për media në orën 11:00, në objektin e Qeverisë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se kjo konferencë vjen pas vizitës së tij në Bruksel.

“Kryeministri Avdullah Hoti, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel do të mbajë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Hoti do të raportojë në lidhje me takimin në Bruksel edhe në Komisionin për Integrim Evropian.
Po ashtu, kryetari i Komisionit për Integrim Evropian, Ismet Beqiri, ka thënë se Hoti e ka obligim të raportojë në Kuvend sa i përket takimit në Bruksel.