Kosova
Kosovë: Ministri i Shëndetësisë paralajmëron testime masive
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, paralajmëroi mundësinë e fillimit të testimeve masive për koronavirusin e ri.
Institucionet janë duke e vlerësuar situatën me pandeminë dhe se janë duke punuar në një strategji anti-COVID-19, tha ndër të tjera ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizitë në Komunën e Prishtinës.
“Jemi duke e vlerësuar situatën që të kalojmë edhe në testime masive. Ne kemi formuar edhe grup ekspertësh brenda ministrisë, i cili do të adresohet shumë shpejt me rekomandime të qarta edhe për testimet dhe për strategjinë e re anti-covid 19′, tha Zemaj.
Pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti, Zemaj deklaroi se “mund të ketë një valë të dytë të virusit COVID-19 në vjeshtë”.
“Eventualisht mund të ketë edhe një valë të dytë në shtator ose tetor, por ne duhet të jemi të gjithë të përgatitur, të gjitha institucionet tona dhe ky është qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Zemaj.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet e Kosovës kanë regjistruar 2,363 të infektuar me koronavirus, prej raportimit të rasteve të para më 13 mars. Prej tyre, 1,171 janë shëruar ndërsa 40 pacientë kanë vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?