Kosova

Kosova pranon edhe një donacion me teste për Covid-19

Është bërë e ditur se Katari do të dhurojë një donacion me teste për Covid-19 dhe respiratorë për Ministrinë e Shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.

Për këtë ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, në një komunikatë për media.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit në mes të organizatës “Qatar Charity” dhe Ministrisë së Shëndetësisë për dhurimin e një donacioni me teste për Covid-19 dhe respiratorë. Në këtë ceremoni merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj si dhe Ambasadori i Katarit, z. Ali bin Hamad Al-Marri”, thuhet në komunikatë.