Lajme
Agnesa Hasi, fituese e konkursit “Sag’s Multi” në Austri
"Jam shumë krenar për paraqitjen e nxënëses sime. Agnesa, është shumë e talentuar dhe unë jam i kënaqur që arrita ta shoqëroja në këtë “rrugëtim” emocionues!”, shprehet i entuziazmuar mësuesi i saj, Andreas Schuster
Agnesa Hasi, nxënëse e BG/BRG në Neunkirchen, është fituese e konkursit të 11-të të quajtur “Sag’s Multi”. Me fjalimin e saj dygjuhësh me temën “Unike – Çdo histori numërohet” ajo fitoi në kategorinë e dytë për moshat 15- 16 vjeç
600 nxënës nga e gjithë Austria këtë vit morën pjesë në konkursin e fjalimeve të mbajtura në më shumë se 50 gjuhë të ndryshme, shkruan meinbezirk.at. E veçanta e këtij konkursi ishte që pjesëmarrësit duhej të prezantoheshin me dy gjuhë në fjalimin e tyre, transmeton Albinfo Austria.
Pasi Agnesa kishte shkëlqyer me fjalimin e parë të konkursit në janar në gjuhën gjermane dhe shqipe me temën “Kush jam unë, kur s‘duhet të jem askush?”, asaj iu desh të shkruante një fjalim tjetër me kohëzgjatje prej tetë minutash.
Fjalimin e dytë Agnesa e kishte gati që në fillim të marsit 2020. Tani Agnesa kishte mundësinë të ushtronte fjalimin e saj për në finale me “trajnerin” dhe mësuesin e gjuhës angleze, Andreas Schuster. Për shkak të pandemisë, Agnesa temën që e kishte zgjedhur duhej ta bënte përmes internetit, shkruan meinbezirk.at
“Unë nuk mund të kuptoj se si njerëzit shpenzojnë para për të shkatërruar vendet e tjera në vend që të investojnë ato para dhe përpjekje për t’iu mundësuar njerëzve të jetojnë në paqe me strehimin, familjen, arsimin dhe gjithçka tjetër”, ishte një pjesë nga fjalimi i saj prej tetë minutash.
Për herë të parë, fituesit nuk u shpallën në Bashkinë e Vjenës këtë vit, por në internet përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë përmes Facebook dhe YouTube, përcjell Albinfo Austria.
“Jam shumë krenar për paraqitjen e nxënëses sime. Agnesa, është shumë e talentuar dhe unë jam i kënaqur që arrita ta shoqëroja në këtë “rrugëtim” emocionues!”, shprehet i entuziazmuar mësuesi i saj, Andreas Schuster.
“Është shumë e rëndësishme dhe e bëj me zemër promovimin e shumëgjuhësisë të nxënëseve tanë. Por jo vetëm gjuhët e huaja të mësuara duhet të promovohen, por edhe gjuhët e ndryshme të fëmijëve. Të gjithë jemi shumë të lumtur për Agnesen!”, thotë drejtoresha Mag. Susanne Casanova – Mürkl, transmeton Albinfo Austria.
Peter Wesely, drejtor menaxhues i Shoqatës për Biznes për Integrim (VWFI), erdhi personalisht në BG / BRG Neunkirchen për të dorëzuar trofeun dhe çertifikatën për Agnesën. Dorëzimin e çmimit të parë për Agnesën, ai e bëri para nxënësve të klasës dhe menaxhmentit të shkollës. Ata e uruan Agnesën për suksesin e treguar dhe gjithashtu ia bën të ditur se shqiptarja ka fituar një udhëtim për në në Kroaci.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025