Futboll

Pesë futbollistë shqiptarë në fushë, Challandes në tribuna

Në Superligën e Zvicrës paraqiten një numër i madh i futbollistëve shqiptarë

Shumë futbollistë shqiptarë luajnë në Superligën zvicerane.

Në ndeshjen Xamax-Basel, që po zhvillohet,pesë futbollistë shqiptarë: Samir Zeneli, Arbenit Xhemajli dhe Taulanet Seferit për Xamaxin dhe Taulant Xhaka dhe Kemal Ademi, shkruan Albinfo.ch.

Lirik Vishi është në bankën rezervë për Baselin dhe Liridon Mulaj për Xamaxin. Siç dihet i lënduar është Edon Zhegrova.

Këtë ndeshje nga afër po e vëzhgon edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes. Ai është i pranishëm në shumë ndeshje të Superligës zvicerane, ku aktivizohen shumë lojtarë.

Deri në minutën e 30-të, rezultati është 1:1, në kuadër të javës së 25-të të Superligës zvicerane. Pas një kohe të gjatë, në tribuna janë edhe tifozët.