Lajme

Miliona amerikanë nuk mund t’i përballojnë faturat e ujit

Miliona amerikanë po përballen me fatura në rritje dhe të papërballueshme për ujë dhe rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre nëse nuk mund të paguajnë, sipas studimit nga “Guardian”. Analiza ekskluzive e 12 qyteteve të SHBA-së tregon që çmimi i ujit dhe kanalizimeve është rritur me një mesatare prej 80% midis 2010 dhe 2018. Më shumë se dy të pestat e banorëve në disa qytete në SHBA jetojnë në lagje me fatura të papërballueshme të ujit.

Kriza e rritjes së përballueshmërisë së ujit në Amerikë vjen kur pandemia Covid-19 nënvizon rëndësinë e qasjes në ujë të pastër. Studimi tregon se faturat në rritje nuk dëmtojnë vetëm njerëzit më të varfër, por gjithashtu, gjithnjë e më shumë, klasën punëtore, shkruan “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.