Kosova
Vetëvendosje e dërgon në Kushtetuese Presidentin Thaçi për zgjedhjet
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.
Në një njoftim nga Vetëvendosje thonë se qytetarët po vazhdojnë të privohen nga e drejta për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre me anë të zgjedhjeve, derisa, kanë përmendur edhe organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në komunat me shumicë serbe.
“Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht. Këto të drejta kushtetuese të qytetarëve mundësohen përmes shpalljes dhe organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të drejtpërdrejta. Askush nuk ka të drejtë e autorizime, e aq më pak Presidenti që arbitrarisht dhe jashtë kompetencave të tij të pamundësojë ushtrimin dhe përmbushjen e këtyre të drejtave përmes shtyrjes pa afat të mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të komunës. Përkundrazi, përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore e Presidentit është caktimi i datës së zgjedhjeve në afatet e përcaktuara me ligj. Pas dorëheqjes së Kryetarit të Komunës zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga Presidenti i Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme shpallen jo më vonë se dhjetë (10) ditë pas dorëheqjes, të cilat nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë (30) ditë dhe jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërbërjes”, thonë nga LVV-ja.
Në partinë e Albin Kurtit thonë se presidenti ka privuar qytetarët nga e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?