Lajme
A është shpikur maska që vret koronavirusin?
Studiuesit izraelitë pretendojnë se e kanë shpikur një maskë që vret koronavirusin.
Izraeli ka shpikur një maskë të veçantë, e cila vret koronavirusin. Shkencëtarët besojnë se maska e ripërdorshme mund të eliminojë koronavirusin me nxehtësi, duke marrë energji nga një karikues celulari.
Përdoruesit nuk duhet ta vendosin maskën kur ndodhet në karikim, ndërsa procesi i dezinfektimit kërkon rreth 30 minuta.
Profesori Ein-Eli, që drejtoi kërkimet, tha se maskat njëpërdorimëshe, për të cilat ka një kërkesë të madhe në gjithë botën, nuk janë ekonomike dhe mbështetëse për mjedisin.
“Ne duhet të krijonim një maskë të ripërdorshme dhe miqësore me mjedisin dhe kjo është zgjidhja jonë”, tha ai.
Studiuesit paraqitën një patentë për maskën në Shtetet e Bashkuara në fund të marsit dhe thonë se po diskutojnë komercializimin e produktit me sektorin privat.
Me shumë gjasa maska e re do të shitet me një çmim shtesë prej 1 dollar mbi maskën tipike njëpërdorimëshe./GE
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër