Lajme
Kosova merr mbështetjen e Austrisë për liberalizimin e vizave
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Harandinaj - Stublla, ka thënë se ka marrë mbështetjen nga homologu austriak për heqjen e vizave për Kosovën, shkruan Albinfo Austria.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë me dije se ka biseduar në telefon me homologun austriak, Alexander Schallenberg, ku kanë folur për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Ajo ka thënë se ka marrë mbështetjen nga homologu austriak për heqjen e vizave për Kosovën, shkruan Albinfo Austria.
“Shpreha falënderimin për përkrahjen e madhe austriake përgjatë viteve, me diasporën tonë në Austri dhe me shkollimin e mijëra studentëve nga Kosova”.
“Si një vend që i ka qëndruar afër Kosovës në shumë procese të rëndësishme për vendin, nga ministri Schallenberg ndër të tjera, mora mbështetjen për përkrahje të shtuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave, tani që kemi përmbushur të gjitha kriteret dhe presim sa më parë lëvizjen e lirë në zonën Schengen”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit