Kosova
Krasniqi dhe Klosi propozojnë pako të përbashkët turistike Kosovë-Shqipëri
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin, bashkë me ambasadorin e këtij shteti në Prishtinë, Qemal Minxhozi dhe kryetarët e komunave të Vlorës, Dritan Leli dhe atë të Lezhës, Pjerin Ndreu.
Krasniqi tha se diskutuan për një paketë të përbashkët turistike mes Kosovës dhe Shqipërisë, që vera të kalohet në Shqipëri dhe dimri në Kosovë.
Ministri tha se të dyja palët u pajtuan që të kemi një bashkëpunim në fushën e turizmit dhe t’i shfrytëzojmë bukuritë e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ndihem shumë i nderuar për vizitën që më është bërë për herë të parë nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, ambasadori Minxhozi dhe kryetarët e bashkive Leli dhe Ndreu. Sot në takimin e përbashkët diskutuam lidhur me turizmin dhe mundësitë e një bashkëpunimi në të ardhmen. U dakorduam në një të ardhme të afërt të bëjmë hapjen sezonale të verës në Shqipëri dhe diku kah fundi i tetorit apo fillim të nëntorit të bëjmë hapjen e sezonës së turizmit dimëror në Kosovë. Të dyja palët u dakorduam që ta krijojmë një platformë të përbashkët të pikave turistike të të dyja vendeve. I jemi shumë mirënjohës shtetit shqiptar që na ka mirëpritur çdo herë dhe jemi shërbyer gjithmonë në mënyrë korrekte në bregdetin shqiptar. Ne jemi një komb dhe kemi shumë të përbashkëta dhe të gjitha pikat turistike do të t’i kemi të përbashkëta”, tha ministri Krasniqi, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa ministri Klosi tha se deti shqiptar është i gjithë shqiptarisë dhe bukuritë natyrore e trashëgimia kulturore e Kosovës dhe Shqipërisë do të jenë në një pako të përbashkët.
“Jam shumë i nderuar sot që isha në vizitë zyrtare në Kosovë për të diskutuar me ministrin Krasniqi për turizmin. Si një degë e re e ekonomisë dhe një promotor i jashtëzakonshëm, deti shqiptar është i gjithë shqiptarisë. Alpet i kemi të përbashkëta, bukuritë natyrore dhe trashëgimit kulturore i kemi të përbashkëta dhe si e tillë do të jetë një ofertë e përbashkët turistike edhe në kohën problematike të pandemisë.
Me kolegun Krasniqi diskutuam për të pasur një ofertë të përbashkët turistike, e cila i ofrohet jo vetëm të ashtuquajtur patriotik, një turizëm, i cili nuk ka nevojë të promovohet, por ka nevojë vetëm të ofrohet”, tha ministri Klosi. /Telegrafi
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?