Kosova
Sa shpenzoi Kabineti Kurti për katër muaj?
Mbi 140 mijë euro janë shpenzuar nga Albin Kurti dhe këshilltarët e tij dhe zëvendëskryeministrat për katër muaj. Mediat kosovare kanë siguruar të dhënat përmes kërkesës për qasje në dokumente publike dhe u sjell detaje mbi shpenzimet që kanë bërë ata për udhëtime jashtë vendit, karburante, dreka zyrtare e telefona.
Më 3 shkurt të këtij viti, Albin Kurti erdhi në krye të Qeverisë së re. Por, qëndrimi në këtë pozitë nuk i zgjati edhe shumë.
Pas më shumë se një muaji nga dita që u zgjodh kryeministër, me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim, deputetët votuan pro mocionit të mosbesimit të qeverisë, duke e shkarkuar kështu qeverinë e udhëhequr nga Kurti.
Sipas dokumenteve të siguruara përmes kësaj kërkese, Albin Kurti, Haki Abazi, Erzen Vraniqi, Milot Cakaj, Avdullah Hoti (i shkarkuar nga Kurti pas votimit për rrëzimin e Qeverisë), Ardita Dushi e Gazmend Qorraj, i kanë shpenzuar buxhetit të shtetit afër 12 mijë euro brenda katër muajve. Nga kjo shumë, pesë mijë euro figuron se janë shpenzuar nga Kurti.
Pas Kurtit, me shpenzime renditet këshilltari i tij Erzen Vraniqi, pasuar nga ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti.
Më së shumti shpenzime po del të jenë bërë për paga, karburante për vetura dhe dreka zyrtare, saktësisht 81 mijë e 387 euro.
Vetëm për një drekë më 29 shkurt në Prevallë, ku kabineti qeveritar kishin shkuar për të harmonizuar marrëveshjen për koalicionin qeverisës, ishin shpenzuar mbi 1 mijë e 300 euro.
“Te kategoria “drekat zyrtare” përfshihen shpenzimet për tërë kabinetin përkatës, gjithashtu te ZvK Haki Abazi është përfshirë edhe dreka në restorant Sharri në vlerë 1 mijë e 375 euro”, thuhet në sqarimin e Zyrës së Kryeministrit.
Një shumë jo e vogël parash janë shpenzuar edhe për udhëtimet jashtë vendit. Shpenzimet gjatë udhëtimeve zyrtare, mëditjet dhe akomodimi gjatë këtyre udhëtimeve kanë kushtuar mbi 10 mijë euro, derisa për shërbime telefonike janë shpenzuar rreth 4 mijë euro.
Ndryshe, me 82 për, 32 kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan më 25 mars, pro mocionit të mosbesimit të qeverisë, duke e shkarkuar kështu qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti i Vetëvendosja.
Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti u inicua nga partneri i koalicionit me Kurtin, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pas një serie përplasjesh mes dy partive. Të gjitha grupet e tjera parlamentare në Kuvendin e Kosovës, përfshirë edhe listën Srpska votuan pro mocionit të mosbesimit e kundër qeverisë Kurti, duke e lënë të vetme Vetëvendosjen.
Pas shkarkimit të tij, në krye të ekzekutivit u zgjodh dikur zëvendësi i Kurtit, Avdullah Hoti.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?