Lajme
Mërgimtarët ndihmojnë Skivjanin e Gjakovës
Pas përfundimit të punimeve në parkun e fshatit, me infrastrukturë tjetër përcjellëse, si lapidari për heronjët, dëshmorët dhe martirët e fshatit, një tjetër investim i radhës në shumë prej mbi 21 mijë euro vie nga diaspora skivjanase për fshatin e tyre të paharruar, Skivjanin.
Punimet në krahun tjetër të rrugës, në anën e majtë të magjistrales Gjakovë-Pejë, konkretisht përballë xhamisë së fshatit, sapo kanë nisur punimet në ndërtimin e sheshit, gjelbërimit, ulëseve, rrugës me kubëza, ndriçimit, vendndalimit (stacionit të vogël) për pasagjerë të transportit urban dhe ndërurban, e të tjera.
Po sikur të mos ishte diaspora e cila përmes Shoqates”SKIVJANI”, me seli në Zvicër, jo vetëm ky projekt por dhe shumë të tjera për banorët e Skivjanit do të ishin projekte të mbetura në letër, apo dëshira të mbetura në mungesë të mjeteve financiare.
Njëri ndër ta është, Shkelzen Fetahaj, si përfaqësues i shoqatës në Gjermani, që njihet për kontribut të jashtëzakonshëm, i cili qëlloi edhe në këtë kohë pandemie dhe të nismës së punimeve në vendlindjen e tij. Si pronar i firmës “SF-Bau GmbH” në Bielifield të Gjermanisë e cila merret me ndërtime të ulëta dhe të larta, kostoja e investimeve të tija humanitare dhe vullnetmirë arrin goxha shuma të larta. Vetëm për investimet paraprake në sheshin e fshatit ka dhënë mbi dhjetë mijë euro e tani prapë vazhdon që të kontribuojë, e që për media thekson se të njëjtën do të vazhdojë ta bëjë prapë.
“Unë, si dhe vullnetmirët tjerë të cilët nuk e harrojnë vendlindjen ndjehemi shumë mirë që kemi mundësi të kontribuojmë që ky vend i yni të jetë siç e meriton, i urbanizuar” thekson Shkelzen Fetahaj, firma e të cilit në Gjermani numëron mbi 130 punëtorë, shumica shqiptarë dhe që bën të ditur se i përkasin të gjitha trevave shqiptare.
Kënaqësi tjetër nga z. Fetahaj shprehet e dhëna se paratë e skivjanasve po mbeten tek skivjanasit, pasi edhe firma ekzekutuese e këtyre punimeve “Kulla-AH SHPK” është nga Skivjani.
Ndërkaq, për banorët, e sidomos ata të cilët nuk kanë mundësi që të kontribuojnë në projekte të tilla kapitale, shprehet se mirënjohja, apo konsiderata më e madhe do të shprehej sikur të mirëmbanin këto investime që janë bërë deri më tani si dhe të tjerat që janë në realizim, sepse vërtetë fshati ka ndryshuar dhe do të ndryshojë me investime të tilla konkrete.
Ne, thotë më tej Shkelzen Fetahaj, do të vazhdojumë të kontribuojmë për fshatin tonë, sepse mu këto investime pas një muaji do ti japin një pamje krejtësisht të re fshatit tonë. E, banorët e grumbulluar sot shpreheshin se fshati i tyre prapë do të shquhet për kontribute, sidomos nga diaspora, por edhe ndokush nga vet këta si banorë rezidentë.
Njëri ndër ta, Fadil Selimaj, i cili është edhe kryetar i Këshillit Lokal të Skivjanit, shprehet entuziast për punimet e nisura, apo ato që vazhdohen në saje të projektit për anën tjetër të rrugës, e ku potencon kontributin maksimal të mërgimtarëve skivjanas.”Këto projekte janë djersa dhe kursimet e tyre familjare e që tani po investohen për bashkëfshatarët dhe familjarët e lënë këtu, andaj çdoherë u jemi falënderues për një qasje të tillë të kurbetçarëve tanë, e sidomos të atyre që me emra dihen se kanë dhënë kontribut të veçuar. M’u për këtë, ne do të propozojmë në Komunën e Gjakovës, që konkretisht emri I Shkelzen Fetahajt kësaj here të jetë i nderuar me dekorimin siç e meriton, pasi të rrallë janë kontribuesit e tillë në komnunëntonë”, zotohet Fadil Selimaj, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane