Kosova

Kosovë: Në QKUK të shtrirë 58 persona me COVID 19, një në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive në QKUK sot janë të hospitalizuar 78 raste, e prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 58 raste.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se 33 prej tyre janë në gjendje stabile, raporton KOHA.

Sipas tij, 24 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, kurse dy prej tyre në gjendje më të rëndë. Një pacient tjetër është në gjendje kritike për jetën.

“Jemi në pritje të rezultateve për 20 raste. Sot lirohet 1 rast me COVID-19 pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi”, tha Hoti.