Kosova
Sot mbahet forumi i liderëve për dialogun Kosovë-Serbi
VV dhe PDK nuk marrin pjesë
Sot, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur për një takim liderët e partive politike, për të diskutuar lidhur me procesin e dialogut me Serbinë dhe për takimin që pritet të mbahet më 27 qershor në Uashington.
Takimi është caktuar të mbahet në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit, ndërsa Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se do ta bojkotojnë.
Partia Demokratike e Kosovës thotë se qasja e Hotit, duke dërguar fillimisht ftesa nga rrjetet sociale dhe studiot televizive, nuk është serioze.
Sipas tyre, kjo është vazhdimësi e ish-Qeverisë Kurti.
“Ftesa e dërguar nga Kryeministri Hoti, në mënyrën si është bërë, pa konsultim paraprak është veprim i qëllimshëm i dështimit të takimit të nesërm”, thotë kjo parti.
Më tej PDK konsideron se Hotit i mungon koordinimi i veprimeve për çështjet nacionale, për të cilën thotë se po e dëmton frymën e dialogut.
“Kosova ka ndërtuar një traditë të mirë të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve për çështje të rëndësishme nacionale. Por, sjellja e Kryeministrit Hoti është kundër këtij principi dhe nuk e ndihmon, por e dëmton frymën e bashkëpunimit për një temë të rëndësishme siç është dialogu. Urojmë që ky kryeministër të reflektojë para një ftese tjetër dhe do të jetë më serioz”.
Në fund PDK thotë se aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë edhe Kosova.
Ndërkaq ftesën e Hotit e ka refuzuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“LVV e thërret atë, jo ai të na thërrasë neve. Nuk kemi pse i shkojmë në zyrë. Para se ai të na presë në zyrën e tij, e presim në Kuvend”, ka thënë shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?