Maqedonia
Mërgimtari nga Italia: Mos na maltretoni, hapni kufijtë pa kushte
Mërgimtarë nga Italia edhe sot reaguan lidhur me hapjen e kufijve të Maqedonisë, por me kushtet që çdo person që hyn në vend duhet të posedojë testin PCR për koronavirus dhe të vetizolohet për 14 ditë.
“Mirdita, jam Nasiri nga Gostivari, punoj dhe veproj në Itali. Pajtohem plotësisht me ata që reaguan në INA dhe unë jam ndër ato që dua të vij në Maqedoni me familjen, mirëpo shpenzimet e testeve nga 110 euro dhe shpenzimet e rrugës kur mblidhen të gjitha janë shuma të mëdha që s’përballohen dot. Sepse, edhe ne kemi qëndruar me muaj të tërë në karantinë dhe s’kemi punuar dhe ende s’jemi duke punur as me orar të plotë. Unë jam informuar për teste dhe asnjë laborator nuk i jep rezultatet para 4 ditësh, kurse Maqedonia ka vendosur kusht që testi të mos jetë më i vjetër se tri ditë. Unë mendoj se ato qëllimisht e kanë vendosur këtë kusht që të mos vijmë për shkak të zgjedhjeve”, thekson Nasiri.
Ai apelon që të bëhen lehtësime sikur shtetet e tjera, si Kosova, Shqipëria, Serbia, ku nuk kërkohen teste, vetizolim e karantinë.
Prej sot, sipas vendimit të Qeverisë, hapen të gjitha vendkalimet kufitare, përveç aeroporteve. Njoftimi i fundit i Qeverisë për hapjen e të gjitha pikave kufitare krijoi huti në opinion.
Por, të gjitha masat që edhe tani janë në fuqi vazhdojnë akoma. Për të hyrë në Maqedoninë e Veriut edhe më teje është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë, dhe duhet vetizolim i obligueshëm prej 14 ditëve. Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetizolimit të detyrueshëm për 14 ditë”.
Të gjithë ata që do të hyjnë në vend dhe nuk posedojnë test negativ të koronavirusit, do të dërgohen në karantinë shtetërore. Ky vendim nuk do të vlejë vetëm për turistët e huaj që do të tranzitojnë dhe vendin duhet të lëshojnë për 5 orë në cilindo kalim kufitar.
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse