Kosova

Gjendet trupi i pajetë edhe i fëmijës së dytë nga pusi i ujit në Milloshevë

Kërkimet kanë vazhduar për disa orë radhazi, deri në gjetjen e trupit.

Është gjetur trupi i dytë i pajetë i fëmijës, i cili ra në një pus në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë që ndodhi sot në Milloshevë, ku tha se fëmijët janë të moshës 9 dhe 11-vjeçare.

“Kanë humbur jetën dy fëmijë. Ekipet e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës rreth orës 17:10 minuta kanë arritur të nxjerrin edhe trupin e viktimës së dytë. Janë fëmijë të moshës 9 dhe 11-vjeçar”, ka thënë Kelani.

Derisa ka bërë të ditur se fëmija i tretë që ishte me të ndjerit ka arritur të shpëtojë.

Gjithashtu bëhet e ditur se kjo gropë në të cilën kanë rëndë sot dy fëmijë është përdorur për peshkim.

Të dy fëmijët që humbën jetën sot nuk janë të së njëjtës familje, teksa në vendin e ngjarjes po vazhdojnë të qëndrojnë Ambulanca, Policia e Kosovës bashkë me pjesëtarët e Forenzikës.