Kosova
Protestë e artistëve të estradës dhe pronarëve të hotelerisë në Prishtinë
Afrim Muçiqi në protestë thotë se estrada kosovare ka pësuar dëme të mëdha
Në orën 12:00, përfaqësues të estradës, gastronomisë dhe aktiviteteve të tjera të ndërlidhura me organizimin e dasmave protestuan para qeverisë, dhe realizuan një takim me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, për të shqyrtuar mundësinë e hapjes së aktiviteteve.
Ata ishin mbledhur dhe kishin dalë për të protestuar, kështu që ministri Zemaj doli para tyre dhe kërkoi që të zgjedhin përfaqësues e të takohen.
“Zgjidhni 10 përfaqësues, ejani në Ministri dhe bisedojmë sa të doni. Shihemi në takim”, tha Zemaj.
Këngëtari Afrim Muçiqi ka thënë se para se të fillojë ky kundërshtim nga ana jonë, ne dhe gastronomia paraprakisht ia kemi bërë një kërkesë Qeverisë.
“Në orën 12:00, një delegacion yni do të shkojë në takim dhe do të shohim si fillon puna, sepse është një dëm i madh. Edhe ne duhet të punojmë si gjithë të tjerët, sepse përfshihen shumë biznese, si estrada, gastronomia, dekoret etj.”, ka thënë Muçiqi para medieve kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?