Lajme
Hapje graduale e fluturimeve mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Duke filluar nga data 15 qershor, fillon gradualisht hapja e fluturimeve me disa vende të Europës. Kjo situatë e rrit mundësinë e udhëtimeve nga SHBA-ja drejt Shqipërisë,
Qeveria shqiptare u është përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve shqiptarë që duhej të udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë në këto kohë tepër të vështira të Covid-19. Gjatë muajve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka mbështetur mbi 600 qytetarë shqiptarë që të udhëtojnë nga SHBA-ja drejt Shqipërisë nëpërmjet procesit të riatdhesimit, transmeton albinfo.ch.
Duke filluar nga data 15 qershor fillon gradualisht hapja e fluturimeve me disa vende të Europës. Kjo situatë e rrit mundësinë e udhëtimeve nga SHBA drejt Shqipërisë, tashmë jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për qytetarët amerikanë.
Pas ndërprerjes së fluturimeve në fund të muajit mars, po hapet gradualisht edhe mundësia e fluturimeve nga Shqipëria drejt SHBA-së. Duhet nënvizuar se akoma është në fuqi rregulli që parashikon se: “Mund të hyjnë në SHBA të gjithë ata shtetas (shqiptarë në rastin tonë) që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme (numëruar nga dita që mbërrijnë në Amerikë) para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara”.
Gjatë muajit qershor Turkish Airlines dhe Air Serbia do të fillojnë të operojnë me fluturime drejt disa qyteteve amerikane dhe në kthim.
Sipas rregullave aktuale në fuqi, të gjithë shtetasit shqiptarë, mbajtës të vizave turistike dhe studentore, që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Amerikës, mund të udhëtojnë vetëm nëpërmjet Turkish Airlines dhe Air Serbia. Ndërsa qytetarët shqiptarë, mbajtës të lejeve të qëndrimit “green card” dhe pasaportave amerikane, nuk kanë asnjë kufizim për hyrjen në SHBA nëpërmjet udhëtimeve edhe nga vendet e Evropës.
Për shkak të situatës dhe vendimeve individuale të çdo shteti, rregullat, datat dhe oraret e fluturimit ndryshojnë çdo ditë. Sugjerojmë që gjatë kësaj periudhe të blini biletat tuaja nëpërmjet agjencive të fluturimit dhe jo nëpërmjet platformave online, me qëllim që të siguroheni informacion të saktë dhe të keni mundësi komunikimi kur keni pyetje. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane