Lajme
Fushata “#hajdesivjet” u bën thirrje mërgimtarëve të pushojnë në vendlindje
Pandemia Covid-19 ka bërë që mërgimtarët të vijnë në numër më të vogël, por synohet afrimi i tyre me vendlindjen
Diaspora ka ndihmuar Kosovën në shumë sfera dhe ndihma e tyre ka qenë jetike. Mërgimtarët dërgojnë miliona e miliarda euro në vendlindje.
Në këtë vit, ka më pak mërgimtarë për shkak të pandemisë me Covid-19.
Në Kosovë është lansuar një kampanjë “#hajdesivjet” që synon afrimin e mërgimtarëve me vendlindjen dhe ju bënë thirrje që të vijnë për pushime.
Njëri nga iniciatorët, Rexhep Kqiku ka folur ekskluzivisht për albinfo.ch. “Historikisht, diaspora jonë ka qenë një nga kontribuesit kryesorë në çështjet më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar populli ynë në përgjithësi, e në veçanti nëpër sfidat që i ka kaluar Kosova në rrugëtimin e saj deri tek shpallja e Pavarësisë e tutje. Ajo vazhdon të mbetet një shtyllë e fortë dhe të ketë rol direkt në zhvillimin shoqëror, kulturor, politik e sidomos dhe shumë dukshëm në ekomominë e vendit. Ajo që vërehet qartë është se Kosova jonë e dashur gjatë sezonit të verës gëzon gjallëri sociale dhe ekonomike e që vie si rezultat i ardhjes së bashkëatdhetarëve tanë nga diaspora. Efektet pozitive nga ardhja e të dashurve tanë vërehen gjatë tërë vitit”, shprehet Kqiku për albinfo.ch.
“Duke e pasur parasysh se efektet negative të pandemisë COVID-19 nuk janë vetëm ekonomike, porse efektet janë vërejtur edhe në rrafshin social dhe jo vetem. Atëherë, nevoja që të jemi me më të afërmit tanë është më e shprehur se kurrë më parë, gjithmonë duke shpresuar se qëndrimi me ta do ta rikuperoj distancimin social që e kemi pasur gjatë këtyre muajve. Përmes kampanjës #hajdesivjet synohet qe t’i bëhet thirrje mërgatës sonë të dashur që gjatë kësaj vere të vijnë masovikisht në Kosovë. Gjithashtu, përmes kësaj kampanje synohet të rritet vetëdija qytetare rreth rëndësisë që diaspora kosovare ka, rrjedhimisht të shtohet dashnia dhe respekti ndaj tyre.
Kampanja do të vazhdojë online dhe në terren. Sa i përket prezencës online, për momentin i kemi hapur website dhe faqen dhe grupin në Facebook:
Web: hajdesivjet.com
Faqja: Facebook.com/hajdesivjet
Grupi: Facebook.com/groups/hajdesivjet
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane