Kosova
Dy emrat që u përdorën më së shumti gjatë vitit 2019 në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë” për vitin 2019. Sipas këtij raporti, gjatë vitit të kaluar janë kryer 21 mijë e 899 lindje në vend, 21 mijë e 798 prej të cilave lindje të gjalla.
Gjatë 2019-ës, dy emrat më të shpeshtë po del të kenë qenë Alea dhe Amar, derisa mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë ishte 29 vjeçe.
“Fëmijën e parë e kanë lindur 37.6% e nënave; 32.2% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë; dhe 19.8% e nënave kanë lindur fëmijën e tyre të tretë, e kështu me radhë. Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave ishte me peshë: 3 000 – 3 499 gr., ose 37.0%; 3 500 – 3 999 gr., ose 30.6%; 2 500 – 2 999 gr., ose 12.5%; etj.”, thuhet në raport.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me: shkollë të mesme me 41.2%; shkollë të lartë dhe me fakultet marrin pjesë me 29.4%; shkollë fillore me 22.1% etj.
Bazuar në raportin e ASK-së, vjet shtatë nëna lindën treneq dhe 297 nëna lindën bineq.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?