Lajme

“Zara” mbyll 1,200 dyqane në gjithë botën

Pandemia koronavirus ka ndikuar që firma e famshme e rrobave dhe aksesorëve Zara të mbyllë 1,200 dyqane nga 7,000 që zotëron gjithsej.

Mbylljet do të bëhen kryesisht në Evropë dhe Azi, aty ku shfaqet rreziku më i madh nga pandemia. Numri i përgjithshëm i dyqaneve do të bjerë nga 7,412 në mes 6,700 dhe 6,900 pas riorganizimit, i cili gjithashtu do të përfshijë hapjen e 450 dyqaneve të reja, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.

Kompania gjatë tremujorit të parë të 2020-ës raportoi një humbje neto prej 409 milionë eurosh.