Teatër
Filmat dhe seritë më të shikuara gjatë karantinës
Koronavirusi ndryshoi sjelljen tonë në raport me kulturën e rrjedhimisht edhe me shikimin e filmave dhe serialeve.
Mbyllja e teatrove, kinemave në këtë situatë krize globale bëri që njerëzit të shikojnë filma në shtëpitë e tyre. E, veç tjerash, teatrot mundësuan që shfaqjet e tyre t`i japin online në rrjete sociale, gjë që e bëri më të lehtë qasjen e publikut, përcjell albinfo.ch.
Të shikuarit e filmave në versionin online mundësohet falë zhvillimit të teknologjisë, ndërsa përdorim të madh gjeti sidomos në këtë kohë izolimi.
„Mrekullia në qelinë numër 7“
Filmi më i famshëm e më i shikuar gjatë kësaj periudhe është filmi „Mrekullia në qelinë numër 7“. Është ky një film i zhanrit dramë, i prodhuar vite më parë fillimisht në kinemanë koreano jugore, mirëpo i interpretuar edhe nga kinemaja turke. Ky film në këtë kohë është shikuar shumë për shkak të temës së ndjeshme, që trajton raportet mes një babai me probleme mentale dhe vajzës së tij. Në mënyrë të padrejtë babai akuzohet për vrasjen e vajzës. Kjo histori përshkruhet si e veçantë për shkak së ka bërë shumë njerëz të qajnë.
“Mysafiri i padukshëm”
„Mysafiri i padukshëm“ i zhanrit mister, është po ashtu një film tjetër me shikueshmëri të lartë gjatë kësaj kohe. Është historia e një biznesmeni që një mëngjes gjen të dashurën e tij të vdekur. Filmi ndërthur hakmarrjen e një vrasjeje mister.
“Vendi i qetë 2”
Filmi i fundit, i cili ka lansuar versionin e dytë në muajin mars është mirëpritur nga publiku. “Vendi i qetë 2” ngërthen përballjen e një familjeje me tmerret e botës duke luftuar për mbijetesën. Pjesa më interesante e këtij filmi ka të bëjë me jetesën e detyruar së bashku të familjes, së “dënuar” të mos flasin mes vete, por të jetojnë në heshtje.
“No time to die” me James Bond, supozohej të lansohej këtë prill, mirëpo filmi u shty për në muajin nëntor, për shkak të situatës në gjithë globin.
Interes të veçantë tek audienca gjatë kësaj kohe izolimi, ngjallin seritë.
“La Casa de Papel”
“La Casa de Papel” bëri lëvizjen e duhur në periudhën e duhur me lansimin e sezonit katër. Ky sezon e gjeti botën në shtëpi, të gatshme për të thyer rekordet e shikueshmërisë. Seriali fitoi vëmendjen e audiencës për shkak të temës interesante të tij dhe rrjedhës misterioze të ngjarjes, grabitjes më të madhe në histori të njerëzimit.
“Friends”
Seri tjetër e shumëshikuar është „Friends“, i cili është prodhuar në fundin e viteve të 90’ta. Jeta e pesë shokëve që banojnë bashkë, me shumë peripeci. Ani pse është prodhuar shumë vite më parë, ky serial ka një publik të madh. Për aktorët e serialit supozohej ribashkimi me një film në muajin maj të këtij viti, por e gjithë kjo u anulua për shkak të koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur