Kosova

Shefi i ri i Zyrës së BE’së në Kosovë përcaktohet nga Borell

Ai pritet që shefen e Zyrës së BE'së Natalya Apostolova ta zëvendëojë me diplomatin çek Tomas Szunyog.

Zyra e Bashkimit Evropian pritet ta ketë për shef të ri një diplomat çek, pas largimit të dipomates bullgare, Natalyia Apostolova.

Diplomati çek Tomáš Szunyog do të përfaqësojë Bashkimin Evropian në Kosovë. Kështu kanë raportuar mediat në Pragë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borell, pritet ta zëvendësojë shefen e Zyrës së BE’së, Natalyia Apostolova me diplomatin çek, Szunyog.

Mediat çeka kanë shkruar se Szunyog është një ekspert për Ballkanin dhe politikën e sigurisë.

Sipas faqes së internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ai deri më tani ka punuar në Përfaqësimin Czechek në BE si Përfaqësues i Përhershëm i Republikës çeke në Komitetin Politik dhe të Sigurisë së BE. Ai më parë shërbeu si Drejtor i Departamentit të Politikës së Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe ishte Ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Slloveni.

Në biografinë e tij, ai shprehet se flet anglisht, rusisht, frëngjisht, sllovenisht, boshnjakisht, serbisht, kroatisht dhe malazez