Kosova
Kontrolle të rrepta në kufirin Kosovë-Shqipëri
Nuk kërkohet testi i koronavirusit
Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masave edhe me Shqipërinë, ku u vendos që qytetarët që hyjnë nga vendet e tjera që të mos izolohen dhe të mos e kenë testin për koronavirus, por vetëm të kontrollohen në kufi.
Në pikën kufitare në Vërmicë numër i madh i qytetarëve u janë nënshkruar kontrolleve mjekësore gjatë së hënës.
Kastriot Madmuja, biznesmen nga Kosova, por që vepron në Shqipëri, tha se kontrollet po u bëhen normalisht. Ai u ankua për mungesë distance në vendet ku po kontrollohen ata që po e kalojnë kufirin. “…na matën temperaturën, po thonë mbani distancë, por me rregullore duhet ngjitur disa letra, por është e vështirë”.
“Jo testet nuk na kërkojnë, pardje kam qenë në Durrës, më kanë kthyer mbrapsht, pasi jam me origjinë nga Peja, por kesh me një shok dhe nuk më lanë me kaluar ai ishte i Shqipërisë”. Durim Kaliqani, qytetar nga Shqipëria, tha se po u bëhen kontrollet në dy anët e kufirit, kurse testet nuk po ua kërkojnë, edhe pse e ka një të tillë, pasi e ka bërë testin më herët, raporton EO.
“Po na bëjnë kontrolle, a keni pasur probleme apo jo”. “Po e kemi testin e kemi bërë në Shqipëri, po qarkullimi po vazhdon normalisht edhe kontrollet në kufi siç duhet”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun