Kosova
Informata lidhur me hyrjen në Republikën e Kosovës dhe vendeve transit
Së fundmi, Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Pikave Kufitare ka bërë të ditur se cilat janë procedurat që duhet të zbatojnë ata që do të hyjnë në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se sipas pikave në fuqi, ata që do të hyjnë në Kosovë dhe posedojnë rezultate negative për testin Covid-19 (jo më i vjetër se 4 ditë) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit.
Më poshtë keni njoftimin e plotë:
Të nderuar,
Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizon pikën 6.1, 6.2 dhe 6.4 të Vendimit të Qeveris Nr.02/38 të datës 31 maj 2020 në të cilin është përcaktuar që:
6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR (ë ë ë ë ë ë ë) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;
6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.
6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;
6.4. Deri me datë, 20 qershor 2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën së Kosovës.
Pika 6. e Vendimit të Qeverisë Nr.02/38 te datës 31 maj 2020 me të cilën është caktuar që “Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19 mbetet e njëjtë. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun