Kosova

Kosova nga sot lëvizje e lirë në 24 orë

Është bërë e ditur se si pjesë e masave të reja lehtësuese pas pandemisë Covid-19 nga sot qytetarët kanë të drejtë lëvizje 24 orë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim poashtu që nga sot qytetarët që hyjnë në vendin tonë të mos i nënshtrohen masës së vetizolimit shtëpiak për një javë.

Ata që hyjnë në do të kontrollohen nga ekipet mjekësore të QKMF-ve të vendosura në pikat kufitare apo në QKMF-të brenda komunave.