Lajme

Si ndikoi pandemia ‘koronavirus’ në botën e modës

Sikur dhe në fushat tjera, Covid-19 e ka bërë ndikimin e vet edhe në industrinë e modës. Shitjet globale të modës parashikohet të bien deri në 30% në vitin 2020.

Përhapja e Koronavirusit ka të ngjarë të jetë një makth për industrinë e modës me humbje prej 100 miliardë dollarë ose më shumë. Kompanitë e modës po prisnin një fillim të fortë për vitin 2020, por tani po përpiqen të përballojnë furnizimin dhe kërkesën e dobët.

Shitjet globale të modës parashikohet të bien deri në 30% në vitin 2020 sipas një raporti nga Business of Fashion (BoF). Raporti paralajmëron se 80% e firmave do të përballen me një të ardhme shumë të pasigurt, përcjell albinfo.ch

Anulohen aktivitetet e modës

Stilistët e modës po anulojnë dhe rimendojnë shfaqjet e tyre. Ralph Lauren anuloi shfaqjen e tij të muajit të prillit, me qëllim për të shfaqur koleksionin e tij të vjeshtës 2020, disa muaj më vonë. Në anën tjetër Giorgio Armani, në ditën e fundit të Javës së Modës në Milano, vendosi të transmetojë live shfaqjen e tij, për audiencën. Një numër i ngjarjeve më të vogla, nga një ngjarje e Michael Kors në Milano deri në prezantimin e Rosie Assoulin në Paris, gjithashtu u anuluan. Virusi po i detyron dizajnerët e modës të pyesin veten nëse ata më të vërtetë duhet të bëjnë një shfaqje të modës për të shitur produktet e tyre, përcjell albinfo.ch

Xhinset e kudondodhura

Çfarë do të bëjnë H&M dhe Zara? Ekspertë të modës thonë se markat vetëm do të ndërrojnë ngjyrat e produkteve që kanë. Kanë diçka në të kuqe? Ata e bëjnë atë në të kaltër. E, këto produkte më së shumti janë bluza dhe xhinse. Në çdo moment të caktuar të ditës, gjysma e planetit është me xhinse. Kjo është buka dhe gjalpi i markave të tilla.

Përkundër besimit popullor, shumica e blerjeve luksoze nuk ndodhin në internet: vetëm 9% e transaksioneve të mallrave luksoze u zhvilluan në internet, sipas një raporti të vitit 2019. Por, stilistët e dizajnerët po mundohen të gjejnë zgjidhje për mos-falimentimin e bizneseve të tyre.

Zgjidhja, tek virtualja

Virtualja, në këtë rast, është një zgjidhje: prej disa vitesh pothuajse të gjitha shfaqjet e modës janë transmetuar në faqet e internetit dhe profilet sociale të markave të ndryshme. Bsamply ka krijuar një platformë për të mundësuar takimin e operatorëve të modës në panaire në internet.

Në anën tjetër, ky vit ishte menduar të ishte një vit i suksesshëm për industrinë e orëve luksoze. Për herë të parë në vitin 2020, do të zhvilloheshin dy panairet më të mëdha të orëve, Baselworld dhe Watches & Wonders (dikur Salon International de la Haute Horlogerie, ose SIHH).

Megjithëkëtë, edhe Baselworld dhe W&W njoftuan se ngjarjet e këtij viti nuk do të ndodhin për shkak të frikës për përhapjen e koronavirusit. Baselworld shkroi se ngjarja është shtyrë deri në muajin janar të vitit 2021.

E bardha si shenjë drite pas errësirës

E ardhmja tani për tani është boshe, për shkak të situatës aktuale në gjithë botën. Kopertina e fundit e Vogue Italia, përmban: “E bardha para së gjithash si shenjë respekti – shpjegon revista – por edhe e rilindjes, dritë pas errësirës. Andaj, kopertina përshkruan shpresën që do të vijnë ditë të mira pas kësaj periudhë të rëndë, jo vetëm për modën.

Bien në ujë panairet e orëve

Për herë të parë në vitin 2020, do të zhvilloheshin dy panairet më të mëdha të orëve, Baselworld dhe Watches & Wonders (dikur Salon International de la Haute Horlogerie, ose SIHH). Megjithëkëtë, edhe Baselworld dhe W&W njoftuan se ngjarjet e këtij viti nuk do të ndodhin për shkak të frikës për përhapjen e koronavirusit.

Lauren shtyu shfaqjen e vet, Armani e transmetoi live

Ralph Lauren anuloi shfaqjen e tij të muajit të prillit, me qëllim për të shfaqur koleksionin e tij të vjeshtës 2020, disa muaj më vonë. Në anën tjetër Giorgio Armani, në ditën e fundit të Javës së Modës në Milano, vendosi të transmetojë live shfaqjen e tij, për audiencën, përcjell tutje albinfo.ch