Kosova
Kurti: Hoti dhe Thaçi nuk kanë guxim të bëjnë marrëveshje me Serbinë
Albin Kurti është i bindur se Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti dhe Presidenti Hashim Thaçi, nuk kanë guxim të bëjnë marrëveshje me Serbinë. Ka thënë se çfarëdo marrëveshje me Serbinë nuk do të vlejë sa çmimi i letrës.
“Kjo qeveri e paligjshme dhe ky president i frustruar nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë. Këta e dinë se çfarëdo marrëveshjeje që do ta bëjnë, eventualisht nuk do të vlejë as sa çmimi i letrës, në të cilën është shkruar dhe çmimi i ngjyrës me të cilën kanë nënshkruar. Pra, këta nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë. Ky pushtet nuk e ka kapacitetin për t’u përballur me Serbinë dhe nuk e ka legjitimitetin për të dialoguar me të”, ka thënë Kurti në një intervistë për REL.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tradicionalisht ka qenë kundër marrëveshjeve të deritashme me Serbinë, përfshirë Rambujëne dhe Vjenën.
Kurti kishte organizuar protesta për të kundërshtuar Pakon e Ahtisaarit, pasi deklaronte se me këtë dokument nuk vjen Pavarësia e Kosovës. Në ato protesta kishin vdekur dy qytetarë të Kosovës.
Sa ishte Shef i Qeverisë, Kurti kishte thënë se ka refuzuar të bëhet pjesë e ekipit për të nënshkruar një marrëveshje në “Shtëpinë e Bardhë, Shtëpinë e Verdhë, Shtëpinë e Kuqe”, ku Thaçi e Vuqiq po qëndrojnë me thika mbi hartën e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun