Kosova
Ministrat e AAK-së dalin kundër heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë
Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria Kosovës ka shfuqizuar vendimet, përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.
Kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, në një konferencë për media ka thënë se i kanë hequr të gjitha pengesat me Serbinë, për të rifilluar procesin e dialogut.
Hoti tha se të njëjtën gjë e pret dhe nga Serbia, që dialogu të fillojë ndërmjet dy vendeve.
“Dje kemi miratuar programin e qeverisë. Kemi miratuar programin e organizimit të qeverisë në përputhje me besimin e deputetëve të Kuvendit. Kemi hequr pengesat për procesin e dialogut, zotim ky që e kemi dhënë përpara partnerëve tanë. Tani presim që edhe pala serbe të heqë pengesat që të fillojë dialogu me Serbinë”, ka thënë Hoti.
“Jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e dialogut. Kryeministri në bazë të kompetenvace kushtetueses e udhëheq dialogun. Edhe nëse unë dua, nuk mund t’i transmetoj kompetencat e mia te presidenti. Qeveria udhëheq dialogun dhe raporton në Kuvend”, ka thënë ndër të tjera Hoti.
Qeveria sot ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020, të qeverisë së kaluar Kurti, për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020 për plotësim-ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.
Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun