Lajme
Zvicra më 15 qershor hap kufijtë me të gjitha shtetet e BE-së dhe EFTA-s
Zvicra dëshiron të hapë kufijtë për të gjitha vendet e BE dhe EFTA më 15 qershor - dhe jo, siç ishte planifikuar fillimisht, vetëm për Gjermaninë, Francën dhe Austrinë

Ministrja Federale, Karin Keller-Sutter ka njoftuar qeverinë e shtetit lirdhur me këtë synim qëllim, bëhet e ditur nga Kancelaria Federale, njofton srf.ch.
Këshilli Federal beson se situata aktuale epidemiologjike mundëson një lehtësim të tillë, transmeton albinfo.ch. Departamenti i Drejtësisë tani është duke u përgatitur për të ndryshuar rregulloret në përputhje me situatën e re.
Në një konferencë me video të ministrave të brendshëm të shteteve anëtare të zonës Shengen që është mbajtur të premten (sot), shumë ministra kanë shprehur dëshirën për kthim në normalitet, njoftonKëshilli Federal. Ata duan të heqin kontrollet në kufijtë e brendshëm evropianë, përcjell albinfo.ch. Sekretari i Shtetit Mario Gattiker ka marrë pjesë në konferencë, duke përfaqësuar Zvicrën.
Kufizimet e hyrjes midis Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë janë zbutur fillimisht më 16 maj. Ekzistojnë vetëm kontrolle kufitare të bazuara në rrezik, por jo konrollime sistematike.
Nga të gjitha vendet e tjera të BE-së dhe EFTA-së, deri më 15 qershor hyrja në Zvicër lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, përcjell albinfo.ch. Por, disa vende kanë hapur njëanshëm kufijtë e tyre më shpejt: Të mërkurën e kaluar, vendi fqinj Italia, e goditur rëndë nga pandemia, hapi kufijtë e saj për udhëtarët ndërsa Austria hapi kufij të enjten.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson 20 aeroportet më të mira në botë ...
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën