Kosova
Kosovë: Riatdhesohen 300 persona nga Turqia
Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se këtë javë janë realizuar edhe dy fluturime me të riatdhesuar nga Turqia në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të ambasadës, përmes këtyre dy fluturimeve në Kosovë janë kthyer 300 persona, të cilët në muajt e fundit kanë mbetur në Turqi ose në vendet fqinje për shkak të pandemisë me koronavirus.
Pas lehtësimit të masave të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit, secili person që hyn në territorin e Kosovës, duhet të ketë dokument që vërteton se nuk është i infektuar me këtë virus, apo në të kundërtën është subjekt i vetizolimit për shtatë ditë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar deri më tani 1,147 persona të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi në gjithë territorin e Kosovës.
Prej tyre, 874 janë shëruar, derisa 30 pacientë kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun