Lajme
Zvicër: Hapen pishinat në qytete, por me numër të kufizuar vizitorësh
Do të ketë ende kufizime për numrin e vizitorëve në të gjitha pishinat, si ato të mbuluara ashtu dhe në ato nën qiell të hapur
Në Cyrih dhe Bernë, këtë fundjavë, ashtu siç ishte paralajmëruar, do të hapet sezoni i larjes në pishina për vitin 2020. Por, siç njoftohet, do të ketë ende kufizime për numrin e vizitorëve në të gjitha pishinat, si ato të mbuluara ashtu dhe në ato nën qiell të hapur, shkruan srf.ch.
Sidoqoftë, moti jo i mirë, me rreshje shiu që ka filluar këto ditë, nuk premton ndonjë atmosferë të përshtatshme, sidomos për pishinat e hapura.
Në qytetin e Cyrihut e gjithë infrastruktura e pishinave të mbuluara dhe të hapura mund të përdoret përsëri, duke filluar nga e shtuna, raportohet nga Zyra e Sporteve në Cyrih, transmeton albinfo.ch. Kapaciteti është rritur në pishina të mbuluara. Ndërsa pishinat në natyrë, si Allenmoos dhe lido Mythenquai, tani do të jenë të hapura për 4,000 njerëz secila.
Pishinat e mbuluara dhe të zbuluara do të hapen edhe në Bernë, gjithashtu me kufizime në numrin e vizitorëve, përcjell albinfo.ch. Si shembull për këtë, pishina e njohur në Marzili, do të mund të pranojë një numër prej 3.500 personash.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në Düsseldorf Sopranoja shqiptare, Marigona Qerkezi në Deutsche Oper am Rhein...
-
Shkodër: Java Kulturore Austriake
-
Kurti do të takojë mërgatën sot në Interlaken
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës