Kosova

Bilanci i koronavirusit në Kosovë nga 13 marsi

Duke qenë se rastet e para me COVID-19 në Kosovë u shënuan më 13 mars, nga ajo datë deri më tani në qershor janë evidentuar 1.147 raste me këtë virus, me gjithsej 30 viktima. Ndërsa 874 pacientë janë shëruar.

“Nga data 08 shkurt deri më 04 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 15.880 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.147 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 874 raste”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Thuhet se në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve, duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma. /Albinfo.ch