Lajme
Shkoni për blerje në Itali nga Zvicra? Ja çfarë duhet të dini
Që kur Italia hapi kufirin e saj të mërkurën me vendet e zonës Shengen, shumë banorë të Zvicrës tashmë janë shprëngulur në Itali
Sipas kanalit televiziv zviceran-italian RSI, shumë vetura me targa zvicerane kaluan tashmë në Itali që nga 3 qershori.
Disa shkuan për të vizituar familjet e tyre që jetonin në anën tjetër të kufirit, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, shumë shkuan në Itali me qëllim të blerjeve, pasi çmimet për artikuj ushqimorë dhe sende të tjera janë më të lira përtej kufirit sesa në Zvicër.
Por blerja ndërkufitare – qoftë në Itali, Gjermani, Francë apo Austri – mbetet e ndaluar.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), kontrollet kufitare për ata që kthehen në Zvicër nga Italia “do të intensifikohen”, përcjell albinfo.ch.
Çfarë do të thotë kjo?
Personat që hyjnë në Itali me qëllimin e vetëm të blerjeve mund të gjobiten me 100 franga. Dhe nëse çmimi i blerjeve të tyre tejkalon 300 franga, ata gjithashtu do të duhet të paguajnë taksën e vlerës së shtuar (TVSH).
Sidoqoftë, ekziston një mënyrë për të shmangur gjobat në blerjet ndërkufitare.
“Vendimi varet nga gjykimi i rojes kufitare zvicerane”, sipas RSI.
Nëse, për shembull, banorët e Zvicrës shkojnë në Itali për të vizituar një të afërm dhe, ndërsa e bëjnë këtë, ata blejnë disa sende, qëllimi kryesor i udhëtimit të tyre nuk do të konsiderohet si një ekspeditë blerje dhe gjoba mund të mos vendoset, përcjell tutje albinfo.ch.
Por, edhe pse njerëzit nga Zvicra do të lejohen të shkojnë në Itali, ata duhet ta bëjnë këtë nën rrezikun e tyre, paralajmërojnë autoritetet zvicerane, pasi situata Covid-19 në Itali “është akoma më delikate sesa në Zvicër”.
Gjithashtu, njerëzit që kthehen në Zvicër nga Italia mund të përballen me kontrolle kufitare pas kthimit të tyre. Për shembull, ata mund të duhet të plotësojnë formularë të veçantë dhe të bëjnë një çertifikatë shëndetësore.
Italianët nuk do të jenë në gjendje të hyjnë fare në Zvicër në këtë kohë, përveç mbajtësve të lejeve ndër-kufitare, të cilët lëvizin në punët e tyre në Zvicër çdo ditë.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në Düsseldorf Sopranoja shqiptare, Marigona Qerkezi në Deutsche Oper am Rhein...
-
Shkodër: Java Kulturore Austriake
-
Kurti do të takojë mërgatën sot në Interlaken
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës