Kosova
Gjermania pret nga Hoti qeverisje pa korrupsion dhe nepotizëm
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, ka thënë Gjermania do të jetë afër qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për të shërbyer si bashkëbiseduese në punën serioze të ekzekutivit dhe vendosjen e standardeve në qeverisje.
“Kosova ka qeveri të re, të votuar nga shumica e nevojshme prej 61 deputetëve. Qeveria e kaluar, me pjesëmarrje të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë, luftim të korrupsionit dhe nepotizmit. Këto janë standardet, të cilat presim të fillohen”, ka deklaruar Heldt përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Sipas tij, Kosova përballet me sfida të mëdha, që lidhen me pasojat e pandemisë së koronavirusit.
“Ne do të jemi aty si bashkëbisedues për Hotin dhe qeverinë e tij për punë serioze, në agjendën serioze: Dialog të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, pa korrupsion, sundim të ligjit, pa nepotizëm, qeverisje me vendosje të standardeve. Për Kosovën dhe njerëzit e saj”, ka shtuar mes tjerash Heldt.
Hoti është zgjedhur kryeministër i ri i Republikës së Kosovës në seancën e 3 qershorit të Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim.
Qeveria e re e Kosovës është votuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përmes së cilit i ka dhënë të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në mandatimin e Hotit për formim të qeverisë së re.
Lëvizja Vetëvendosje, partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk është pajtuar as kur Thaçi ka marrë vendim për mandatarin dhe e ka dërguar të njëjtin në Kushtetuese dhe as pas aktgjykimit të kësaj të fundit, rreth kushtetutshmërisë së vendimit të presidentit të Kosovës.
Qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurti është rrëzuar përmes një mocioni të mosbesimit më 25 mars, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun