Kosova
Letra e një të riu kosovar: “Asnjëherë nuk kam besuar se jeta do të vështirësohet kaq shumë”
Ne nuk arrijmë dot t’i bëjmë martesat vetë, pa na i realizuar prindërit tanë. Na keni varfëruar në çdo pikë.
Albinfo.ch ju sjell letrën e hapur të një të riu kosovar për realitetin e krijuar dhe dëshpërimin e tij, që përfaqëson shumë të rinj, karshi jetës dhe punës në Kosovë.
ASNJËHERË NUK KAM BESUAR
Nuk kam besuar se jeta jonë, e ne të rinjve, do të vështirësohet kaq shumë.
Ne nuk arrijmë dot t’i bëjmë martesat vetë, pa na i realizuar prindërit tanë. Na keni varfëruar në çdo pikë.
Shokët tanë më nuk i kemi këtu, ka lagje që a bëhen 2 – 3 të rinj, sepse të gjithë kanë ikur në kurbet. Vëllai im pret dita-ditës që të shkojë e të punojë në Gjermani ose në Zvicër, ndërsa mua nuk m’u dha e drejta ta ushtroj punën ku isha, sepse ende nuk funksionon ligji, sepse paratë nuk deshi të m’i jepte shefi të plota, ashtu siç ishim marrë vesh. Të gjitha partitë janë hajna, mjeshtër të hajnisë, mashtrues e propagandues që gënjejnë nga darka deri në mëngjes. Po nuk është normale, po na fyejnë inteligjencën, kur po hanë kalamari në bregdetet e bukura të Melanezisë, e nëpër bregdete të Greqisë, Tailandë, Maldive, Dubai, e shumë të tjera. Ndërsa ne duke vuajtur për kafshatën e gojës, e vendi ka popullatën në varfëri ekstreme. Kur e sheh një i varfër, një politikan të mbushur tavolinën me raki, verëra e me mishëra të llojllojshëm, e mendoni se si ndihet?
Njerëz të pashkolluar janë duke udhëhequr, që kanë probleme me të menduarit, me të lexuarit dhe me të kuptuarit e të lexuarit, se për shkrim e kuptojmë atë gjë.
Njoh edhe profesorë të ndershëm e të pandershëm. Profesorë që ngacmon seksualisht studente dhe që del dhe flet në TV. Vajza që janë të pashkolluara si pasojë e shtypjeve ende nga baballarët e tyre, që të mos shkollohen e emancipohen.
Larg jemi me demokracinë që e kemi kërkuar.
Nënat që kërkojnë familjarët e tyre të zhdukur, që enden nëpër gjykata e nëpër institucione për t’i kthyer arkivolet e tyre, se për të gjallë nuk bëhet fjalë.
Ne nuk kemi problem me serbët që jetojnë këtu, po me serbët që kanë vrarë e prerë e jetojnë këtu, e bëhen pjesë e Parlamentit, e institucioneve tona.
Kemi inxhinierë, gazetarë, matematikanë, ekonomistë, bukëpjekës, agjustratorë, mekanikë e shumë e shumë të tjerë të ndershëm e të mirë, që kanë dituri e vlerë më shumë se këta nëpër debate e televizione, që na e çajnë kokën tërë natën.
A mund të dëgjohet dikush nëse e sheh duke të gënjyer në sy? Populli nuk është më budalla të besojë.
Është e njëjtë me atë djalin që e njohin krejt dhe e dinë që gënjen, por prapë kanë dëshirë ta dëgjojnë se të bën të qeshësh e nuk thotë asgjë, e në fund, mandej del njëri dhe i thotë: “Boll, se na krype t’u rrejt”.
A e ka krijuar ndokush ndonjë mendim pse nuk guxon dikush të mendojë ndryshe, të ketë sjellje seksuale ndryshe, të vishet ndryshe apo diçka tjetër ndryshe?
Krejt këto ne nuk i mësojmë në shkolla dhe në shtëpitë tona, se kemi mendime patriakale dhe njerëz që janë në mendime qytet-shtetet si poliset e Aristotelit.
Ne nuk i respektojmë prindërit tanë, nuk e rregullojmë shtratin ku flemë vetë, nuk e planifikojmë kohën si duhet dhe nuk kemi respekt për më të vjetrin, sepse ka humbur respekti për të gjithë, se nuk kemi punë e nuk kemi shkolla të mirëfillta që t’ua dimë vlerën dhe respektin të rriturve dhe mësuesve.
Ja se përse asnjëherë nuk kam besuar…
Përparim Ramuka
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun