Kosova
Hoti, si kryeministër, udhëheq mbledhjen e parë të qeverisë
Është bërë e ditur se kryeministri i ri, Avdullah Hoti, e ka nisur mbledhjen e parë të Qeverisë, duke falënderuar mjekët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës me pandeminë.
“Më lejoni që të hap mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës me urimin për secilin prej juve veç e veç dhe uroj punë të mbarë për sfidat që na presin si qeveri e re. Dëshiroj të filloj mbledhjen e parë me një falënderim të veçantë për stafin mjekësor, ashtu siç e kam thënë dje në ekspozenë e programit, të cilët treguan profesionalizëm të lartë në menaxhimin e situatës me pandeminë globale Covid-19”.
“Dëshiroj të përmend në veçanti zyrtarët policorë që kanë qenë në krye të detyrës, stafin administrativ qendror dhe në nivel komunal, bizneset private që kanë bërë të pamundurën për të ofruar shërbime për qytetarët në këtë periudhë, si dhe ndërmarrjet publike që kanë pasur vështirësi, por kanë arritur që të ofrojnë shërbime bazike për qytetarët e vendit”.
Hoti ka shprehur ngushëllime për familjet që kanë humbur familjarët e tyre nga koronavirusi, derisa ka premtuar se qeveria e drejtuar nga ai do të jetë pranë tyre.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun