Lajme
Italia hapi kufijtë e saj: Këto duhet t`i dini nëse shkoni nga Zvicra në Itali
Nga këndvështrimi i Zvicrës, Italia po i hap kufijtë e saj shumë herët, siç ështe deklaruar të martën nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM). Prandaj Zvicra do të vazhdojë ndalimin e hyrjes nga Italia
Italia ka hapur sot kufijtë e saj. Njerëzit nga Zvicra mund të udhëtojnë përsëri në Itali dhe gjithashtu të kthehen. Por, për njerëzit nga Italia që duan të udhëtojnë në Zvicër, kufiri vazhdon të mbetet i mbyllur, shkruan srf.ch.
Kjo vlen për të gjithë përveç përjashtimeve të njohura, si punëtorët ndërkufitarë, njerëzit që kanë edhe shtetësi zvicerane dhe për raste të jashtëzakonshme, emergjent etj.
Nga këndvështrimi i Zvicrës, Italia po i hap kufijtë e saj shumë herët, siç ështe deklaruar të martën nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), transmeton albinfo.ch.
Sipas një deklarate nga autoritetet federale, Zvicra do të ushtrojë kontrolle të rritura në kufijtë me Italinë dhe do të ketë refuzim të personave që duan të hyjnë nga Italia në Zvicër.
Për njerëzit nga Zvicra, është gjithashtu e ndaluar shkuarja në Itali vetëm për qëllim blerjeje (shopping).
Më poshtë, një përmbledhje të asaj se çfarë në të vërtetë ka ndryshuar nga 3 qershori sa i takon kalimit të kufirit Zvicër – Itali.
Grumbullimet, si në shtëpi private ashtu edhe në publik duhet të vazhdojnë të shmangen. Distanca minimale prej një metri, ndërsa gjatë aktiviteteve fizike, prej dy metrash, gjithashtu duhet të respektohet, transmeton albinfo.ch. Të gjithë duhet të përmbahen nga puthjet dhe përqafimet, sado që ato janë aq të zakonshme në Itali… Natyrisht kjo ndalesë nuk vlen brenda partneritetit ose familjes.
Detyrimi për doreza dhe për maska
Në shumë dyqane duhet të vihen dorezat ndërsa në dyqanet ushqimore, këto janë madje edhe të detyrueshme. Kur vizitoni parukierin, ose jeni në një tren të mbushur me njerëz: kudo që nuk mund të garantohet distanca minimale, duhet të vendosni një maskë mbrojtëse. Detyrimi i përgjithshëm për të mbajtur maskë ndryshon nga rajoni në rajon.
Qëndrimi në plazh
Po afron vera, po si është puna me qëndrimin në plazhet italiane? Edhe aty zbatohen masat e zakonshme të pastrimit dhe higjenës. Se si zbatohen këto në plazhet konkrete është çështje e operatorëve individualë të plazhit, transmeton albinfo.ch. Disa prej tyre që nga mesi i majit patën prezantuar koncepte zgjidhjeje, për shembull me zona të veçanta për pensionistët dhe familjet ose panele të ndara me pleksiglase.
Transporti publik
Hekurudhat shtetërore po përgatiten të rifillojnë udhëtimet në të gjithë vendin. Disa nga stacionet dhe ndalesat do të vazhdojnë të monitorohen. Kryesisht stacionet fundore dhe aeroportet e Romës, ku bëhet edhe matja e temperaturës trupore të udhëtarëve.
Po karantina?
Karantininimi për udhëtarët nga jashtë nuk kërkohet më. Kushdo që bie në kontakt me njerëz që kanë rezultuar pozitiv, duhet të kthehet në karantinë si më parë.
Dënimet për mospërmbajtje të rregullave
Kushdo që nuk respekton masat e vendosura në Itali, mund të gjobitet. Gjobat mund të shkojnë nga 420 deri 3200 franga (sigurisht, ekuivalenti në euro), përcjell albinfo.ch. Në Lombardi, për shembull, ekziston detyrimi për vënie të maskës. Të gjithë duhet ta respektojnë këtë detyrim – përfshirë turistët e huaj.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025