Kosova
Goran Rakiq zgjidhet zv.kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal
Mitrovica e Veriut shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme
Mitrovica e Veriut do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi kryetari i kësaj Komune, Goran Rakiq, është zgjedhur zv.kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, në Qeverinë Hoti. Për këtë çështje janë deklaruar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Goran Rakiq, i cili është edhe kryetar i Mitrovicës së Veriut, është zgjedhur sot zv.kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, në qeverinë e re.
Si pasojë e kësaj, Mitrovica e Veriut do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për Express se KQZ-ja do të fillojë organizimin e këtyre zgjedhjeve sapo ato të shpallen.
“Si çdo herë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore për të organizuar zgjedhjet, kurdo që i kërkohet. Në këtë drejtim, KQZ-ja do të fillojë me punën intensive për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, pasi të shpallen këto zgjedhje”, ka thënë Elezi.
Rakiq është zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e jashtëzakonshme në maj të vitit të kaluar.
Këto zgjedhje kanë pasuar dorëheqjet e kryetarëve të këtyre komunave, më 26 nëntor të vitit të kaluar, në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës.
Megjithatë, pas dorëheqjes Rakiq kishte kandiduar përsëri për kryetar të Mitrovicës së Veriut, ku edhe kishte fituar zgjedhjet.
Fat të njëjtë si Mitrovica e Veriut kishte edhe Podujeva. Kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, ishte zgjedhur më 3 shkurt të këtij viti ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë nuk janë mbajtur ende për shkak të pandemisë COVID-19
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun