Kosova

Sot mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë, ndërsa në rend dite është votimi për Qeverinë Hoti.

Thuhet se seanca do të mbahet në orën 11:00, ndërsa një ditë më parë zyrtarë nga kjo parti kanë thënë se i kanë votat për krijimin e Qeverisë.

Ndryshe, Qeveria Kurti u rrëzua më 25 mars, pas votimit të mocionit të mosbesimit, iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.

Ndërsa njoftimi për dekretimin e Hotit erdhi pasi presidenti Hashim Thaçi më 22 prill, konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, andaj këtë të drejtë ia kaloi LDK-së, si partia e dytë më së shumti vota në zgjedhjet e fundit.