Lajme

Shtëpia e lindjes së Hitlerit shndërrohet në stacion policor

Shtëpia e lindjes e Hitlerit do të shndërrohet shndërruar në një stacion policie. Ndërtesa është planifikuar t`i dorëzohet policisë në vitin 2023

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, ka mbajtur të martën një konferencë për shtyp, ku ka paraqitur planet për rinovimin e shtëpisë së lindjes të Adolf Hitlerit, e cila gjendet në Braunau am Inn, në periferinë e Salzburgut. Për shkak se shtëpia nuk ishte tërheqëse për turistët në të kaluarën, ministri i Brendshëm, në bashkëpunim me komisionin e posaçëm, ka vendosur që këtë ndërtesë ta shndërrojnë në stacion policor – konkretisht si një njësi inspektorati policor dhe qendër e koordinimit të policisë, shkruan derstandard, përcjell Albinfo Austria.

“Në bashkëpunim me një komision të posaçëm vendosëm të hapim një kapitull të ri në historinë e Republikës së Austrisë, pikërisht në shtëpinë e lindjes së vrasësit masiv”, ka thënë ministri i Brendshëm, Karl Nehammer. “Një stacion policie është përdorimi më i përshtatshëm, sepse policia është mbrojtësi i të drejtave të lirisë dhe partneri i qytetarëve. Liria personale, liria e shprehjes dhe liria e tubimit është një nga detyrat thelbësore të politikës. Kjo është pikërisht ajo ndërtesë që do të jetë në të ardhmen”.

Kostoja e rinovimit dhe ndërtimit të ri do të kushtojë rreth 5 milionë euro. Projekti është planifikuar të përfundojë në vitin 2023 dhe t’i dorëzohet për përdorim policisë.