Lajme

Ambasadori Pllana takohet me deputeten austriake, Carmen Jeitler –Cincelli

Gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë si dhe mbështetjen e komunitetit tonë në Austri

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, është takuar me deputeten e Parlamentit të Austrisë, znj. Carmen Jeitler Cincelli, anëtare e partisë në pushtet, ÖVP. Gjatë këtij takimi, i cili është mbajtur më 28 maj 2020, fokus i veçantë i është kushtuar themelimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë si dhe mbështetjes së komunitetit tonë që jetojnë në Austri, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri, përcjell Albinfo Austria.

Ja postimi i plotë:

“Ambasadori Pllana takoi deputeten e Parlamentit austriak, znj Carmen Jeitler-Cincelli, ÖVP, kryetare e grupit të miqësisë parlamentare Austri-Kosovë si dhe mori pjesë në seancën konstitutive të këtij grupi parlamentar të përfaqësuar nga të gjitha partitë në Parlamentin austriak. Gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë si dhe mbështetjen e komunitetit tonë në Austri”.