Kosova
Ende nuk janë nxjerrë trupat e dy minatorëve në minierën e Artanës
Albin Kurti shkon në vendngjarje
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari kanë mbërritur në minierën e Novobërdës, aty ku gjatë ditës së sotme humbën jetën dy minatorë.
Në vendin ku u shemb një pjesë shkëmbore e minierës, përveç dy viktimave, u ndodhën edhe disa minatorët të cilët pësuan vetëm lëndime të lehta trupore. Minatorët të cilët tashmë kanë mbijetuar ata janë nxjerrë nga miniera, ndërsa nga Forca e Sigurisë së Kosovës do të nxirren edhe dy trupat e pajetë.
Punëtorët që humbën jetën në minierë janë një xehetar dhe një inxhinier të moshës 50 dhe 51 vjeçar, shkruajnë mediat kosovare.
Këtë e ka bërë të ditur Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i cili ka njoftuar po ashtu se edhe tre punëtorë të tjerë kanë pësuar lëndime.
“Ngjarja ka ndodhur me rastin e shembjes së pjesës tavanore të punishtës në të cilën ndodheshin gjatë kohës kur ishin duke kryer punën e tyre punëtorët e këtij ndrrimi, ndërsa tre punëtorët nga punishtet e tjera i kanë shpëtuar shembjes dhe kanë pësuar lëndime te lehta trupore”.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun