Kosova
Për të gjithë ata që duan të hyjnë në Kosovë, njoftim
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës ka sqaruar sot se të gjithë ata persona që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë kryer testin për COVID-19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrim.
Lejeqëndrim dhe kontratë qiraje si edhe dëshmi të tjera të pranueshme. Kjo bëhet në mënyrë që të sigurohet se ata respektojnë masën e vetizolimit, transmeton Indeksonline.
Pra, personat të cilët nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do të mbajnë vetizolimin nuk lejohet të hyjnë në Kosovë, duke përjashtuar këtu studentët, të cilët vijnë për t’iu nënshtruar provimeve.
Njoftimi i plotë:
?ë ???????,
?????? ?????? ?? ???????? ??. ??.??/?? ??̈ ????̈? ?? m?? ????, ??̈? ?̧?̈?????? ? ?????? ??̈ ?????????̈? ? ??????̈?.
1. Të gjithë personat që hyjnë në #RKS dhe e kanë të kryer testin për #Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim;
2. Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për 7 ditë;
3. Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të #COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.
Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (???? ??̈????? ??? ????????̈ ??????, ?? ??? ??̈???? ??̈ ????? ??̈ ??????????). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetizolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetizolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët, të cilët vijnë në #RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen në vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS.
Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër #RKS, përjashtohen nga këto rregulla.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrates Publike, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun