Kosova

Hapja e kufijve në Kosovë: Kolona të gjata në Vermicë dhe te Dheu i Bardhë

12 pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës sot janë rihapur sot.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin  Kufitar (QKMK), në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë pritja për të hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria është 30 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë (kufiri Kosovë-Serbi) pritja për të hyrë në territorin e Kosovës është deri në 20 minuta.

Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje, porse të njëjtat janë hapur për hyrje-dalje të qytetarëve, përcjell albinfo.ch.

Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen t’u nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në pikat e kalimeve kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID 19.

albinfo.ch